Kosova U15 sot ka zhvilluar miqësore në stadiumin e Kukësit kundër Kombëtares Shqipëtare në futboll. Ndeshja vëllazërore ka përfunduar ashtu siç ka nisur, me asnjë gol të shënuar (0-0).
Për ekipin ‘Dardan’, në formacionin startues u paraqitën dy futbollistë nga 2 Korriku: Eris Balaj dhe Eron Karaqica, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe Amar Latifi; në këtë ndeshje nuk pati minuta për Amar Dubovën.
Përpos kësaj ndeshjeje, Kosova e Shqipëria do të takohen pas dy ditësh sërish, më 30 Maj nga ora 11:00 në ‘Kukës Arena’, në një tjetër duel të karakterit vëllazëror/miqësor.