,

Balaj, Karaqica, Latifi e Dubova paraqiten për Kosovën U15 në vëllazëroren me Shqipërinë

Kombëtarja ‘Dardane’ sot është angazhuar në ndeshjen e dytë miqësore/vëllazërore brenda tri ditësh me Kombëtaren Shqipëtare në ‘Kukës Arena’ me fillim nga ora 11:00.

Ndeshja e zhvilluar në tokën shqipëtare prodhoi katër gola, nga dy për të dyja ekipet, me ndeshjen që u mbyllë në barazim, njësoj sikur ndeshja e parë.

Edhe sot, për ekipin e 15-vjeçarëve të Kosovës u paraqitën futbollistët e 2 Korrikut; si startues u angazhuan Eris Balaj e Eron Karaqica, ndërsa në pjesën e dytë u futën edhe Amar Latifi e Amar Dubova.

Këtë eksperiencë, çunat ‘verdheblu’ e vlerësuan shumë lartë dhe thanë se do të mbetet përherë në mendjen e tyre, si një kujtim i paharrueshëm.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave