,

Faleminderit, Mustafë Pronaj!

FC 2 Korriku dhe trajneri Mustafë Pronaj, me marrëveshje të dyanshme, kanë vendosur që ta ndërprejnë bashkëpunimin pas plot katërmbëdhjetë vitesh.

Trajneri Pronaj, me angazhimin dhe punën e tij të jashtëzakonshme përgjatë periudhës kohore si trajner në klubin “verdheblu”, ka bërë që të dallohet si njeri me potencial e të ardhme të ndritur, gjë që është reflektuar edhe me rezultatet e tij, të cilat përbëjnë një listë të gjatë, e që përfshin tituj nga më të ndryshmët, duke nisur nga ata si kampion në nivel të Kosovës, e deri tek turnetë e ndryshëm në vend dhe jashtë tij.

FC 2 Korriku ndihet jashtëzakonisht mirë që në mesin e vet ka pasur një person si trajneri Pronaj, që mbi të gjitha është dalluar për angazhimin e pashoq me të rinjtë, për çka klubi kryeqytetas i ka dhënë mundësinë që të punojë me të gjitha grupet e moshave të reja.

Duke hyrë në mesin e trajnerëve me më së shumti vite të kaluara në FC 2 Korriku, Mustafë Pronaj do të mbetet pjesë e pashlyeshme e historisë së klubit, si njeriu që i dha shumë fëmijëve që kaluan nëpër ekipet e klubit nga kryeqendra, dhe sidomos për sjelljet shembullore brenda dhe jashtë fushave të futbollit.

Për punën e madhe, përkushtimin dhe dedikimin ndaj futbollistëve të rinj dhe klubit, Mustafë Pronaj do të nderohet dhe falënderohet përherë nga të gjithë në FC 2 Korriku, duke bërë që kjo periudhë e angazhimit të tij në klub, të shënohet si periudhë krenarie dhe pjesë e paharruar e historisë!

Mustafë, të gjithë të urojmë shëndet dhe shumë suksese në jetë! FC 2 Korriku përherë do të jetë me dyer të hapura për ty!

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave