,

Trajneri italian, Giuseppe Cristaldi vie në Kosovë për të punuar me vajzat 17-vjeçare të 2 Korrikut

Tash e tri ditë, në stadiumin “2 Korriku” ka arritur trajneri Giuseppe Cristaldi, i cili do të qëndrojë në Kosovë deri më 30 Korrik dhe do të punojë me ekipin e vajzave të FC 2 Korriku.

Trajneri italian, që posedon një ‘CV’ jashtëzakonisht të pasur, ka nisur punën me vajzat e klubit kryeqytetas që nga e hëna e 22 Korrikut, dhe deri tani është shprehur mjaft i kënaqur me nivelin e futbollit të vajzave dhe me atë se çka ato ofrojnë në fushën e futbollit, ndonëse janë në moshë shumë të re.

Giuseppe Cristaldi, që vie për herë të parë në shtetin e Kosovës, si trajner është angazhuar në një numër të madh skuadrash, si: AC Milan, FC Inter Milan, Kiruna FF, Empoli FC, etj. Përvoja e trajnerit që vie nga shteti italian po del të jetë vlerë shtesë për punën me vajzat e ekipit të 2 Korrikut, të cilat ndër të tjera kanë vlerësuar lartë punën e teknikut nga Italia.

Për ardhjen e z. Cristaldi ka pasur prononcime edhe nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vlerësuar lartë një mundësi të tillë për vajzat e reja, të cilat ende janë në fillet e karrierës së tyre në sportin e futbollit. Ata kanë përshëndetur dhe vlerësuar lartë faktin se trajneri në fjalë ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një organizim të tillë me FC 2 Korriku.

Kujtojmë se kjo eksperiencë me trajner ndërkombëtar nuk është e para për ekipin e vajzave, të cilat muaj më parë punuan edhe me trajneren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kiana Nua.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave