Klubi i Futbollit “2 Korriku” njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin 20-vjeçar, Boiken Shala.
Futbollisti shtatlartë u transferua tek 2 Korriku në verën e vitit 2022 nga Klubi i Futbollit “Flamurtari”, për t’u larguar vetëm gjashtë muaj më pas në kërkim të një aventure të re në futboll.
Boikeni, në muajtë që kaloi tek skuadra “verdheblu”, u angazhua si mesfushor nën urdhërat e trajnerit Besim Ademi dhe tregoi angazhim të madh me ekipin, e për të gjitha që bëri për skuadrën nga Arbëria, Boikeni u falënderua nga klubi dhe iu uruan shëndet e suksese në të ardhmen e tij.