Florentina Kallaba, karrierën në sportin e futbollit e nisi qysh e re, duke qenë një nga themelueset e Klubit të Futbollit “Intelektualet” nga qyteti i Gjilanit. ‘Tina’, pos ndihmës së dhënë si themeluese, për këtë klub, u angazhua edhe si futbolliste, teksa barti edhe shiritin e kapitenes. Vitet në vijim, ajo vendosi që të filloj edhe ndjekjen e seminareve të ndryshme që lidheshin kryesisht me futbollin, më shumë atë të femrave që vecse kishte nisur të merrte më shumë vëmendje.
Në vitin 2015, Florentina arriti që të pajiset me licencën UEFA-B “Elite Youth”, pasi mori pjesë në kursin e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit Gjerman.
Në rrugën që ajo tash e disa vite ndjek në sportin e futbollit, zë vend edhe aventura si trajnere në Shkollën e Futbollit “2 Korriku”, e tash edhe në skuadrën e femrave të skuadrës prishtinase. Trajnerja Tina është pjesë e “verdhebluve” tash e katër vite dhe kryesisht ka punuar si trajnere e moshave nga 5 deri në 10 vjec, ndërsa në dy vitet e fundit ka punuar edhe me skuadrën e femrave, me të cilat tashmë vecse është në fazën përfundimtare për t’u futur në garat që organizohen nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Me sport, Florentinën e lidh edhe puna e gjykimit të ndeshjeve të futsallit si dhe periudha që ajo ka qenë pjesë e Klubit të Atletikës “Rogana”.
Sa i përket punës si gjyqtare, “Tina” është aktive dhe vazhdimisht merr ftesa për ndarje të drejtësisë në ndeshje të niveleve më të larta të futbollit evropian, sepse edhe është e certifikuar si gjyqtare e institucionit më të lartë të futbollit botëror, FIFA-s. Rasti më i freskët për Kallabën është ftesa e marrë për gjykimin e ndeshjeve gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2022 për femra në futsall.