Per Ekipen
Klubi i futbollit 2 Korriku është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm KF Proleteri. Në vitin 1990, klubi ndërron nomenklaturën, duke marrë ermër të ri, KF 2 Korriku, emër të cilin e bartë edhe sot.
Emri 2 Korriku, ka origjinën e tij nga vështirësitë dhe proceset politike që ndodhën në atë kohë, dhe rrodhi si nevojë për të bashkuar shqiptarët, në mënyrë që të amortizohen dhe tejkalohen sulmet e ndryshme politike që ndodhnin në Kosovë deri në vitin 1999 dhe më pas, kohë kjo e cila gati solli në shkatërrim dhe zvetnim të identitetit kombëtar shqiptar, dhe të Kosovës si territor.
read more