KF 2 Korriku - 2 Korriku arrin fito...

April 01, 2017
Prishtine, 1 prill, 2017 | Sot ne stadiumin e 2 Korrikut u zhvillua derbi i Liges se Pare ndermjet 2 Korrikut dhe Kekut, dy skuadra qe kane qellimin e njejte per kete sezon, futjen ne Superlige. Mirepo ishin vendasit ata te cilet i dhane leksion mysafireve, duke arritur nje fitore me se te merituar me ate se cfare u tregua ne fushe. Verdhe e blute treguan edhe nje here se ende jane ne gare per tu futur ne barazh dhe se nuk dorezohen deri ne fund, e kete e deshmuan perseri ndaj nje kundershtari tejet te veshtire. Ne nje mot shume te mire sot u zhvillua ndeshje mjaft cilesore dhe me shume raste, te cilat thuajse qe te gjitha i takuan skuadres vendase. Qysh ne fillim te ndeshjes u pa se 2 Korriku ishte skuadra qe do te sulmonte, ndersa mysafiret do te mundoheshin qe me kundersulme te rrezikonin, gje te cilen nuk arriten ta realizonin me sukses. 2 Korriku qe po sulmonte pa-rreshtur me ne fund arrin edhe te realizoj nepermjet Visar Zenelit i cili me plote merite mban epitetin e lojtarit te ndeshjes. Vendasit dalin ne sulm dhe ne te riun Adonis Dodolli shkaktohet nderhyrje e palejuar dhe fitohet nje goditje e lire, ku pas nje harkimi mjaft te mire te Andi Oruqit arrin te realizoj me koke Visar Zeneli. Edhe pas shenimit te golit vendasit kerkonin me ngulm qe te arrinin edhe tek goli i dyte qe do tu sillte qetesine, edhe pse me shume raste te krijuara vendasit nuk arrijne qe te shenojne ne pjesen e pare. Ne pjesen e dyte normalisht qe pritej nje ndeshje me e mire nga mysafiret, mirepo ata perseri nuk po arrin te gjenin hapesira ne mbrojtjen vendase, dhe keshtu ishte perseri Visar Zeneli ai i cili mjaft mire shfrytezon gabimin e mbrojtjes mysafire dhe shenon per 2-0 pas nje gjuajtje tejet te fuqishme. Deri ne fund 2 Korriku pati mundesi te thellonte rezultatin mirepo nuk u shfrytezuan rastet qe i kishin, dhe epilogu perfundimtar i kesaj ndeshje ishte 2-0. | FORMACIONI: F.HYSENI, A.BEQIRI, L.RAMA, L.PAJAZITI, A.SIMNICA, A.DODOLLI(B.UKA), A.ORUQI, J.TOPALLI, B.GASHI(A.SHALA), V.ZENELI(F.THAQI), K.ADEMI | KRYETRAJNER: ARMEND SIMNICA | Golashenues: Visar Zeneli x2 | 2 Korriku javen e ardhshme udheton ne Lipjan qe te perballet me Ulpianen.

Leave a Reply