KF 2 Korriku - Vushtrria mposht 2 K...

April 23, 2017
Vushtrri, 23 prill, 2017 | Sot ne stadiumin "Ferki Aliu" u zhvillua ndeshja ndermjet dy skuadrave qe po luftojne per barazh, Vushtrrise dhe 2 Korrikut. Ata te cilet triumfuan ne fund ishin vendasit, te cilet shenuan fitore me rezultat te paster 2-0. 2 Korriku eshte mposhtur pas 6 ndeshjeve pa humbje. Ndeshja ishte mjaft interesante dhe me disa raste te cilat me shume iu takuan vendasve. Pjesa e pare ishte e baraspeshuar me te dy skuadrat te cilat nuk paten ndonje rast qe ia vlen te ceket, perveq penalltise se vendasve, te cilen e priti portieri i 2 Korrikut, Fation Hyseni. Dhe keshtu me rezultatin 0-0 u mbyll pjesa e pare, kurse ne pjesen e dyte vendasit treguan fytyre krejt tjeter duke realizuar dy here. Me te filluar pjesa e dyte Vushtrria arriti te shenonte, mirepo gjate festimit te golit ishte pikerisht golashenuesi ai i cili u ndeshkua per here te dyte me karton te verdhe, dhe u perjashtua nga ndeshja. Ne vazhdim vendasit u mbyllen ne mbrojtje dhe me shume ishin te koncentruar ne kundersulme, ku pikerisht me ane te nje kundersulmi arriten te shenonin per here te dyte ne kete ndeshje. Se pari ne mes te fushes ndodh nje nderhyrje e palejuar ne njerin nga futbollistet e 2 Korrikut, mirepo gjyqtari kryesor nuk sinjalizon per faull dhe keshtu ne vazhdim vendasit arrijne te realizojne per 2-0. Deri ne fund mysafiret sulmuan pa-rreshtur mirepo pa sukses, kurse rastin e fundit per te ngushtuar rezultatin e kishte Zenel Janovaliu, i cili nuk arriti te shenonte nga penalltia, dhe keshtu deri ne fund rezultati mbeti i pandryshuar. | FORMACIONI: F.Hyseni; L.Pajaziti, I.Berisha, L.Rama, A.Simnica; A.Oruqi, Z.Janovaliu(C), J.Topalli; B.Gashi, V.Zeneli, K.Ademi | ZEVENDSIMET: A.Dodolli-A.Oruqi, D.Berisha-B.Gashi, A.Shala-A.Simnica | Ne javen e 24-te 2 Korriku do te jete nikoqir i Ramiz Sadikut.

Leave a Reply