KF 2 Korriku - 2 Korriku permbyll s...

November 19, 2016
Prishtine , 19 nentor 2016 | Ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor per skuadren e 2 Korriku-t ishte ajo kunder Fushe Kosove-s. Ndeshja perfundoi baraz , rezultat qe me shume i konvenon skuadres mysafire. Ndeshja edhe sic pritej ishte mjaft e forte dhe e luftuar , mirepo ajo se cfare brengos klubin e 2 Korriku-t eshte referimi skandaloz qe po behet ndaj skuadres se 2 Korriku-t , jo vetem ndeshja e sotme por edhe ne shume ndeshje te meparshme 2 Korriku ishte pala e demtuar nga gjyqtaret dhe kjo normalisht qe nuk i ndihmon aspak jo vetem KF 2 Korriku-t por as futbollit te Kosove-s. Ndeshja u zhvillua ne kushte normale , ne nje mot mjaft te mire , ndeshja ishte tejet interesante gjate gjithe kohes , dhe fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar mirepo afer fundit te pjeses se pare ishte i riu Jetmir Topalli qe me nje gol te bukur kaloi vendasit ne avantazh , mirepo minuti i fundit te pjeses se pare solli penallti per mysafiret , penallti kjo e cila ishte shume e dyshimte mirepo gjyqtari Dardan Caka ishte i bindur se ishte nderhyrje per penallti dhe sinjalizoi penallti. Nga pika e bardhe shenoi kapiteni i mysafireve per te barazuar rezultatin ne 1-1 dhe keshtu skuadrat shkuan ne pushim. Pjesa e dyte solli nje loje krejt tjeter , 2 Korriku i motivuar hyri me te vetmin synim te fitonin ndeshjen , pjesa e dyte per dallim nga ajo e para solli ndeshje krejt tjeter me mysafiret qe vendosen te luanin nje loje tejet te ashper e cila ishte mjaft e rezikshme , dhe deri ne fund ishte e pamundur te shenohej goli per skuadren e 2 Korriku-t pasi qe mysafiret u mbyllen dhe normalisht qe deshironin me cdo kusht te merrnin nje pike e cila ishte mjaft e rendesishme per ta. | FORMACIONI : A.GOVORI ; F.KRYEZIU , A.SIMNICA , A.MUSOLLI , D.HALITI ; A.DODOLLI , A,ORUQI , Z.JANOVALI ; A.MALIQI , A.XHATA , J.TOAPLLI | GOLASHENUES : J.TOPALLI | ZEVENDESIMET : A.XHATA / A.MISINI , F,KRYEZIU / D.GOVORI

Leave a Reply