KF 2 Korriku - Junioret fitojne me ...

November 20, 2016
Prishtine , 20 nentor 2016 | Junioret sot kane arritur nje fitore te rendesishme perball ekipit gjakovar KF Gjakova. Ndeshja qysh prej fillimit i takoi plotesisht vendasve te cilet krijonin raste mirepo mungonte konkretizimi. I pari qe shenoi per vendasit ishte Genc Kolgeci pas nje goli me koke dhe keshtu i dha epersine vendasve , kurse per te derguar ekipin te qete ne pushimin prej 15 minutave u perkujdes Jetmir Topalli i cili shenoi nje gol mjaft te bukur pas nje aksioni individual dhe keshtu skuadrat shkuan ne pushim me rezultatin 2-0 ne te mire te vendasve. Ne pjesen e dyte ishte perseri Topalli i cili shenoi per 3-0 nga nje top i kthyer , kurse ai qe shenoi per 4-0 ishte i inkuadruari ne loje Riad Abazi , dhe per rezultatin perfundimtar shenoi Dinor Ballovci. Ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor per junioret eshte ajo kunder Llapi-t si mysafir. | GOLASHENUES : G.KOLGECI , J.TOPALLI (x2) , R.ABAZI , D.BALLOVCI | FORMACIONI : V.ABDULLAHU ; G.BISLIMI , A.SALIHU , A.MUSOLLI , D.GOVORI ; A.DODOLLI , A.RRUSTEMI , E.RAMADANI ; J.TOPALLI , G.KOLGECI , A.MISINI | ZEVENDESIMET : A.DODOLLI / R.ABAZI , G.KOLGECI / D.BALLOVCI , A.MUSOLLI / A.LAHU , J.TOPALLI / E.MEHMETI , E.RAMADANI / N.JASHARI |

Leave a Reply