KF 2 Korriku - 2 Korriku arrin fito...

March 25, 2017
Prizren, 25 mars, 2017 | Sot ne stadiumin "Perparim Thaqi" ne Prizren, u zhvillua nje prej ndeshjeve me interesante te kesaj jave. Ne nje ndeshje ku nuk mungoi asgje, duke filluar nga golat e shumte, kartonet, rastet e shumta e ndeshje tejet interesante. Ne nje teren ku ishte veshtire te luhej dhe ne nje orar jo shume te zakonshem per ekipet e Liges se Pare u zhvillua ndeshje interesante, ashtu edhe sic pritej qysh prej fillimit. 2 Korriku te cilet kishin udhetuar per nje rezultat pozitiv ne Prizren ia arriten qellimit duke arritur te triumfonin ne fund, serine e golave e hapi Jetmir Topalli i cili arriti te realizonte me koke dhe te sillte avantazhin per skuadren mysafire, dhe ky ishte rezultati me te cilin skuadrat shkuan ne pushim. Ne pjesen e dyte vendasit me fytyre krejt tjeter arrijne te shenojne dy gola te shpejte dhe te kalojne ne epersi, se pari vendasit barazuan pas nje rremuje ne zone, kurse arriten te kalonin ne epersi nepermjet nje penalltie te akorduar ne favor te vendasve. Mysafiret nuk kishin se cfare te humbnin me dhe u hodhen ne sulm ku afer fundit te takimit ishte kapiteni Agron Beqiri ai cili arriti te realizoj me koke dhe te barazoj shifrat ne 2-2, kur te gjithe menduan qe rezultati perfundimtar do ishte barazimi u shfaq Besim Gashi ai i cili pas nje goditje ne zone arriti te realizoi dhe ti dhuroi tre pike tejet te rendesishme skuadres se tij. Ne javen e 20-te 2 Korriku eshte nikoqir i skuadres se Kekut.

Leave a Reply