Futbollistja e ardhur te ekipi i vajzave të 2 Korrikut në afatin kalimtar dimëror të këtij edicioni, Loela Ahmeti ka pranuar sot një lajm fantastik, që është marrja e ftesës për kualifikueset e Evropianit ‘Suedia 2024’.
Me ftesën për futbollisten Ahmeti, shkon në dy numri i vajzave nga 2 Korriku që do ta mbrojnë fanelën ‘dardane’ në kualifikimet që do të zhvillohen në Portugali.
‘Ku ka më mirë sesa ta përfaqësosh vendin tënd në nivelet më të larta të futbollit. Kosova është gjithçka për mua dhe me nder e krenari do ta mbrojë fanelën e saj. Jam falënderuese për të gjithë që më kanë mbështetur; uroj që do të ua shperblejë siç është më së miri në të ardhmen’, u prononcua futbollistja Loela Ahmeti për 2korriku.com.
Loela është paraqitur edhe në të kaluarën për Kosovën, saktësisht në kualifikueset e fundit në Tetor të vitit 2023, ku mesfushorja kishte shkëlqyer në fushën e blertë të stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Kësisoj, vlen të përmendet sërish se Kosova U17 ndeshjet kualifikuese do t’i nisë më 19.02.2024, dhe të njëjtat do t’i përfundojë më 28.02.2024; gjatë kësaj kohe ‘dardanet’ e reja do të ndeshen me kombëtare të forta si Finlanda, Portugalia dhe Islanda, të cilat së bashku ndodhen në grupin ‘A2’