,

FFK mbanë Kuvendin e radhës të Punës; delegati i FC 2 Korriku propozon ndryshime në Rregulloren e Garave dhe në Rregulloren për Statusin e Lojtarëve

Sot nga ora 11:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është zhvilluar Kuvendi i Punës, ku FC 2 Korriku është përfaqësuar nga delegati Shaban Baholli.

Në këtë Kuvend, Shaban Baholli para delegatëve të klubeve pjesëmarrëse propozoi ndryshime në Rregulloren e Garave dhe në Rregulloren për Statusin e Lojtarëve. Saktësisht, ndryshimet e kërkuara ishin:

  1. Të ndryshohet neni 50 në Rregulloren e Garave, ku shkruan: “Lojtari nuk mund të luaj brenda 48 orëve në dy ndeshje zyrtare”. Ndryshimi i kërkuar të bëhet lidhet me pjesën që 48-orëshi të zbritet në 24-orë, për shkak se futbollistët e rinjë po e pësojnë nga ky nen, dhe po pengohen që të avansojnë, rrjedhimisht të kenë mundësi që të aktivizohen nga ekipi kadet/junior në atë senior, apo edhe anasjelltas;
  2. Të ndryshohet neni 86 në Rregulloren për Statusin e Lojtarëve, rrjedhimisht të zgjatet periudha për Kompenzimin për Trajnim dhe Zhvillim të Lojtarit nga 14-18 vjeç që është momentalisht, në 12-18 vjeç.

Pas këtyre propozimeve, Kryetari i FFK-së, Agim Ademi kërkoi që këto çështje/propozime t’i marrë përsipër ai së bashku me Komitetin Ekzekutiv të FFK-së dhe për këtë gjë kërkoi miratimin e delegatëve, të cilët unanimisht votuan ‘pro’.

FC 2 Korriku beson se ndryshimet e tilla ndihmojnë në zhvillimin e talentëve si dhe në ngritjen e përfitimeve për shkollat/klubet që zhvillojnë dhe trajnojnë lojtarët në futbollin kosovar.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave