Gjashtë futbollistë të 2 Korrikut kontribuojnë në suksesin parë të Kosovës U16

Sot paradite, Kosova U16 ka zhvilluar duelin e fundit në kuadër të Turneut Zhvillimor të UEFA-s për moshat nën 16-vjeç, me ç’rast ka triumfuar përballë Kombëtares së Belizes (3:0) dhe është shpallur fituese e turneut.

Në këtë sukses të ‘Dardanëve’ kanë kontribuuar plot gjashtë futbollistë nga klubi i 2 Korrikut. Futbollistët Aldon Osmani, Omer Shala, Lorik Mehmeti e Ahmeti dhe portierët: Ismajl Hasimi e Denis Gegaj, u aktivizuan pothuajse në të gjitha ndeshjet për Kombëtaren e Kosovës.

Përgjatë tri ndeshjeve, Rin Ahmetit iu besua shiriti i kapitenit dhe pozita e startuesit – shënoi një gol në ndeshjen e parë e asistoi në ndeshjen e dytë dhe të tretë; Omer Shala u aktivizua si startues në të gjitha ndeshjet e shënoi tre gola, nga një në secilën ndeshje; Aldon Osmani u aktivizua si startues në të trija ndeshjet; Ismajl Hasimi u aktivizua si startues në dy ndeshjet e para – shkëlqeu kundër San Marinos me pritjen e dy penalltive që ua siguruan ‘Dardanëve’ fitoren, teksa u desh që të zëvendësohej në fundin e pjesës së parë të takimit të dytë për shkak të një lëndimi të pësuar; Lorik Mehmeti u aktivizua si startues në një ndeshje e në dy tjera si zëvendësues; Denis Gegaj u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit.

Nga të gjithë në FC 2 Korriku futbollistët urohen për këtë sukses, që përveç se dëshmon angazhimin dhe mundin e tyre të bërë gjatë këtij cikli të ndeshjeve zhvillimore, e bën krenare të gjithë Kosovën.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave