Sot është hedhur shorti për Superligën U19 dhe atë të moshave U17, për edicionin 2022/23. Shorti i hedhur në selinë e FFK-së në Prishtinë, ka vendosur përballë 2 Korrikun me skuadrën nga qyteti i Gjilanit, Dritën, moshat nën 19-vjeç, dhe skuadrën nga Prizreni, A&N, me 2 Korrikun, moshat nën 17-vjeç.
Duhet cekur se, stinori vjeshtor i të dyja moshave ka të paraparë zhvillimin e pesëmbëdhjetë ndeshjeve për secilën kategori, kurse në stinorin pranveror parashihet të zhvillohen pesëmbëdhjetë ndeshje tjera, çka në fund përbën totalin e tridhjetë ndeshjeve, ku secila skuadër ndeshet me secilën nga dy herë.