AlbanianEnglish

,

Beart Zhubi e Elvir Gashijani zhvilluan dy ndeshje me Kosovën U17

Dyshja kampione e 2 Korrikut, Beart Zhubi e Elvir Gashijani, janë paraqitur për moshat U17 të Kosovës, në miqësoret me Shqipërinë, të zhvilluara në “Kukës Arena”, në datat 21 dhe 23 qershor.

Për dyshen “verdheblu”, kjo nuk është hera e parë që ftohen në grumbullim, pasi kjo kishte ndodhur së fundmi edhe më 3 maj, kur djelmoshat asokohe merrnin ftesë nga moshat U16 të shtetit tonë për ndeshjet e “UEFA U16 Youth Development Tournament”. Në atë turne, së pari, Kosova u ndesh me Hondurasin, ndeshje që e fitoi me rezultat 2:0, për të vazhduar me ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, në të cilën “dardanët” u mposhtën pas ekzekutimit të penalltive (5:4). E për ta fituar vendin e parë, ekipit kombëtar të Kosovës iu desh fitorja kundër Tagjikistanit, që u arrit pas ekzekutimit të penalltive, 4:3, pasi koha e rregullt ishte mbyllur me rezultat baraz, pa gola të realizuar.

Nga të dyja ndeshjet miqësore me Shqipërinë, Kosova arriti një barazim me nga një gol të shënuar nga secila skuadër, dhe u mposht një herë me rezultat minimal 1:0.

Në këto përballje, u paraqitën të dy futbollistët e 2 Korrikut, Beart Zhubi e Elvir Gashijani, me këtë të fundit që arriti edhe të lë shenjë, duke realizuar në përballjen e dytë, gol që Kosovën e kaloi në epërsi, por që deri në fund nuk u arrit mbrojtja e këtij rezultati, pasi “dardanët pësuan gol në minutën e 88-të. Paraqitje jashtëzakonisht të mirë pati edhe futbollisti Zhubi, që barti shiritin e kapitenit në ndeshjen e dytë, dhe i cili bashkë me sulmuesin Gashijani, pak javë më parë u shpallën kampionë të Kosovës, duke qenë prej më të dalluarve në skuadrën e “verdhebluve”

Kujtojmë se për Kosovën, këto ndeshje miqësore, janë duke shërbyer për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2023, ndeshje këto të cilat janë të parapara për t’u zhvilluar në vjeshtën e këtij viti. Kosova në këto kualifikime, bën pjesë në Grupin 8 së bashku me kombëtare me emër, si: Italia, Greqia dhe Finlanda.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave