Sot, ashtu siç kemi lajmëruar ditë më parë, u hodh shorti për edicionin 2022/23 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në Prishtinë. Nga ky short, ashtu si edhe në edicionin 2021/22, 2 Korrikun, në ndeshjen e parë, shorti e vendosi përballë skuadrës së Ramiz Sadikut, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kryeqytet, më saktë në stadiumin e Ramiz Sadikut.
Ky duel do të luhet në njërën nga datat 20/21 Gusht, kur edhe daton starti i edicionit të ri të grupit “B” të Ligës së Parë.
Sa i përket bilancit të ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin e kaluar ndërmjet rivalëve nga kryeqyteti, 2 Korriku pati bilanc më të mirë, duke fituar dy ndeshje (1:2; 0:1) dhe duke pësuar një humbje (1:0).
Duelet tjera të xhiros së parë të grupit “B” të Ligës së Parë janë: Arbëria – Fushë Kosova, Vushtrria – Flamurtari, Vjosa – Ulpiana, Vllaznia – Kika.