AlbanianEnglish

,

Ekipi i vajzave të 2 Korrikut pranon një defibrilator nga “UNFPA Kosovo”

Paraditen e ditës së sotme, në ambientet e Klubit të Futbollit “2 Korriku” është pranuar një donacion për ekipin e vajzave të klubit “verdheblu”, donacion ky i ardhur nga “UNFPA Kosovo”, që edhe një herë ka dëshmuar se i qëndron pranë sportit, dhe sidomos ekipeve të reja, qoftë përmes donacioneve të ndryshme apo edhe në forma tjera.

Si donacion, nga “UNFPA Kosovo” për vajzat e 2 Korrikut, ka ardhur një defibrilator, i cili pas ngjarjeve të ndodhura në vitet e fundit në sportin e futbollit është kthyer në nevojë të jashtëzakonshme kur ka aktivitete në fushat e sportit.

Donacioni i lartpërmendur ka ardhur edhe si rrjedhojë e punës, insistimit e kërkesës së menaxherit të ekipit të vajzave, Sedat Limanit, i cili ka arritur të kontaktoj me përfaqësues të “UNFPA Kosovo” dhe më pas të arrij deri tek përfitimi i këtij donacioni të shumëpritur.

E se sa i nevojshëm është ky donacion dhe çka do të thotë për ekipin e vajzave të 2 Korrikut, ka folur menaxheri Limani, i cili ka potencuar: “Më vjen mirë që pranuam diçka kaq të rëndësishëm siç është defibrilatori. Më vjen edhe më mirë kur po e di se ani pse jemi ekip i ri, po jemi në sy të organizatave të ndryshme dhe po fitojmë donacione e ndihma që natyrisht se po i mirëpresim dhe po gëzohemi që po i përfitojmë.”

E me rastin e dhënies së donacionit, Klubi i Futbollit “2 Korriku” ka shfrytëzuar rastin që “UNFPA Kosovo” ta falënderoj e ta përgëzojë për donacionin dhe punën e bërë, teksa shpresohet e urohet që me defibrilatorë të pajisen sa më shpejtë edhe klubet tjera në dhe jo vetëm. Klubi i Futbollit “2 Korriku”, po ashtu, në fund të ceremonisë së dhënies së donacionit, i dhuroi “UNFPA Kosovo”, një mirënjohje për ta nderuar këtë organizatë për ndihmën e dhënë ndaj ekipit të vajzave nga Arbëria.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave