AlbanianEnglish

,

Etrit Berisha, Mentor Zhdrella e Flamur Neziri vizitojnë shkollën e futbollit

Ditën e hënë, më datë 20.06.2022, Shkolla e Futbollit “2 Korriku” pati kënaqësinë që t’i ketë për vizitë portierët Etrit Berisha e Flamur Neziri, si dhe futbollistin Mentor Zhdrella.

 

Seancat stërvitore të moshave U9 dhe U11, u ndoqën nga tre futbollistët e lartpërmendur, të cilët janë produkt i po kësaj shkolle, Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, e të cilët sot kanë prekur majat e futbollit, me “gardianin” Berisha që po vazhdon me paraqitje në elitën e futbollit italian, me mesfushorin Zhdrella që ka arritur të shpallet plot pesë herë futbollisti më i mirë në Kosovë, e me portierin Neziri, i cili sot mbron ngjyrat e 2 Korrikut, e njihet si një ndër portierët më të mirë në historinë e futbollit kosovar.

 

Futbollistët, në këtë vizitë, u pritën nga Drejtori Shaban Baholli, Koordinatori i Shkollës së Futbollit, Rufki Ballazhi, dhe trajnerët Luan Tufa, Mustafë Pronaj e Florentina Kallaba, me c’rast edhe u shfrytëzua mundësia për t’u shkrepur një foto me futbollistët e rinj që ndodheshin në stërvitje në ato momente. Për “njomakët”, ky takim ka vlerë të madhe, mund të përdoret si motiv nga ta, sepse ndihen krenarë që patën rastin të vizitohen nga tre futbollistë të njohur shqiptarë.

 

E për treshen e lartpërmendur, nuk pati mundësi që të mos thuren lavde nga Drejtori Baholli e Koordinatori Ballazhi, të cilët pos fjalëve mirënjohëse për këtë vizitë, u shprehën edhe falënderues ndaj të lartpërmendurve, të cilët ani pse ka vite që janë larguar nga klubi, gjithmonë e kujtojnë atë, dhe në më të voglin rast, vijnë dhe e vizitojnë, duke mos harruar asnjëherë prej nga vijnë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave