fbpx

,

Faleminderit, Abdoul Razack Bachare Zoungrana!

I fundit që ka ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me Klubin e Futbollit “2 Korriku” është sulmuesi i ardhur nga Burkina Faso, Abdoul Razack Bachare Zoungrana.

Futbollisti Zoungrana kaloi tetëmbëdhjetë muaj te 2 Korriku dhe u angazhua si sulmues. Përgjatë aventurës si “verdheblu”, Zoungrana diti që shpesh të realizoj gola dhe të siguroj pikë për skuadrën nga kryeqyteti në kampionat.

Djalë i sjellshëm e punëtor i madh ishte Zoungrana, i cili asnjëherë nuk është kursyer në fushën e lojës, e ka treguar gjithmonë vullnetin e tij të madh që bashkë me shokët e skuadrës t’i arrij objektivat në këtë një vit e gjysmë.

Për kontributin e madh, 2 Korriku e falënderon futbollistin nga Burkina Faso, e po ashtu i uron gjithë të mirat në jetë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave