AlbanianEnglish

,

Faleminderit, Endrit Baholli!

Klubi i Futbollit “2 Korriku” dhe futbollisti Endrit Baholli kanë ndërprerë bashkëpunimin pas plot pesëmbëdhjetë viteve.

Baholli, erdhi si fëmijë, për t’u larguar sot, si një futbollist me të ardhme të ndritur.

Endriti, si futbollist, ka kaluar nëpër secilën grupmoshë të Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, deri sa mbërriti në skuadrën seniore, aty ku nuk iu desh shumë që të linte gjurmë, sepse talenti i tij foli vet.

Ai gjithmonë është dalluar si punëtor i madh, djalë fjalëpak, por që veprat e tij i linte për në fushë, aty ku shpeshherë ka ditur ta marrë skuadrën për dore e ta udhëheq drejt triumfeve.

Falënderimi është gjëja më e vogël që mund të bëhet për Endritin, i cili pos që është treguar i shkëlqyeshëm në fushën e lojës, ai ka qenë shembull për t’u ndjekur edhe nga gjeneratat e reja.

Trofe e gola pa fund, asistime të shumta, çmime individuale dhe jo vetëm, janë ato që e kanë përcjellur Endritin përgjatë këtyre viteve në klubin tonë.

Endriti tash është në kërkim të një aventure të re, dhe klubi i ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për këtë gjë, por një gjë është e sigurt se për “Golden Boy”, dyert e 2 Korrikut do të jenë gjithmonë të hapura.

Me shpresë e besim të plotë se Bahollin do ta shohim lart e më lart, atij i dëshirojmë gjithë të mirat e edhe një herë e falënderojmë për gjithçka që ai ka bërë për klubin tonë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave