fbpx

,

Faleminderit, Rron Statovci!

Klubi i Futbolli “2 Korriku”, njofton opinionin se, me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me mbrojtësin e krahut të djathtë, Rron Statovcin.

Rroni, që pos kësaj aventure, ka qenë pjesë e 2 Korrikut edhe në të kaluarën, përgjatë viteve që ka kaluar si “verdheblu” ka dhënë kontribut të madh, duke e ndihmuar skuadrën që gjithmonë të jetë në garë për objektivat që ka pasur.

Mbrojtësi Statovci ka punuar shumë e është angazhuar në secilën seancë stërvitore e ndeshje, qoftë kampionale apo miqësore, e për këto, të gjithë nga Klubi i Futbollit “2 Korriku” do të i jenë gjithmonë mirënjohës.

Rronin, po ashtu, të gjithë nga familja “verdheblu” e falënderojnë dhe i urojnë shëndet e shumë sukese në aventurën e tij të re.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave