AlbanianEnglish

,

Gjyqtarja Florentina Kallaba, e angazhuar edhe si trajnere në Football Club 2 Korriku, gjyqtare kryesore e gjysmëfinales së Kampionatit Evropian 2022 në futsall

Trajnerja Florentina Kallaba, e cila angazhohet me moshat U9 dhe skuadrën e femrave të klubit tonë, është edhe gjyqtare në futsall. “Tina” ka ditur të korrë suksese edhe si gjyqtare, e tash së fundmi suksesi më i madh i saj është ftesa e marrur për gjykimin e ndeshjeve gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2022 në futsall.

Kallaba do të ketë mundësinë që më 1 Korrik ta ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet kombëtareve si Portugalia dhe Hungaria.

Për t’u gëzuar është edhe fakti se kjo ftesë nuk është e para për gjyqtaren nga Kosova. Ajo ka marrë ftesë edhe plot tri herë tjera për të ndarë drejtësinë në ndeshje të niveleve të tilla.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave