AlbanianEnglish

,

I “vihet vula” vitit 2022; 2 Korrikut i shpërblehet puna nga Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës

Siç edhe e do zakoni, edhe këtë vit, institucioni më i lartë i futbollit kryeqytetas, Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës, në një ceremoni të mirë-organizuar ka nderuar e shpërblyer më të mirët e vitit 2022 të shkollave kryeqytetase të futbollit, përfshirë këtu trajnerët e lojtarët më të dalluar nga secila grupmoshë e shkollave që ngritën trofe në këtë vit që po ia lëm së shkuarës.

Në ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2022, shkolla e 2 Korrikut u përfaqësua nga Drejtori i Shkollës, Labinot Haziri, Drejtori Sportiv, Drilon Baholli, trajnerët Ismail Berisha e Ardit Gashi dhe futbollistët Erdi Fazliu e Melos Xhata.

Shkolla e Futbollit “2 Korriku”, që vitin paraprak e mbylli si kampione e Regjionit të Prishtinës me moshat U13 dhe U15, mori çmimet “Ekipi i vitit” për ekipet e moshave U13 e U15, çmime që u pranuan nga drejtorët Labinot Haziri e Drilon Baholli.

Tutje ceremenoia vazhdoi me çmimet që u ndanë për trajnerët dhe futbollistët më të dalluar të secilës grupmoshë. Trajneri Ismail Berisha, që drejton ekipin U13 të shkollës së 2 Korrikut, u shpallë “Trajneri më i mirë i vitit 2022” për grupmoshat U13. Të njëjtin çmim e fitoi edhe Ardit Gashi, trajner i moshave U15 të “verdhebluve”, i cili u shpallë “Trajneri më i mirë i vitit 2022” për grupmoshat U15.

Në vazhdim, radha ishte për futbollistët më të dalluar të secilës grupmoshë. Erdi Fazliu, që u angazhua me skuadrat e moshave U13 e U15 të 2 Korrikut në vitin 2022, u nderua me çmimin “Futbollisti më i mirë për vitin 2022” për moshat U13, ndërsa tutje, sulmuesi Melos Xhata, që u angazhua me moshat U15 e U17 të 2 Korrikut, fitoi çmimin “Futbollisti më i mirë për vitin 2022” për moshat U15.

Me t’u mbyllur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e futbollit të të rinjëve të kryeqendrës së Kosovës, nga përfaqësuesit e KF “2 Korriku” pati disa prononcime të shkurtëra, që më së miri treguan se si u përjetuan dhe u vlerësuan këto arritje të tyre në kuadër të garave në Regjionin e Prishtinës.

“Puna shpërblehet gjithmonë, e natyrisht se pastaj çmimet që vijnë të gëzojnë pa masë, sidomos kur bëhet fjalë për punë të gjatë e cila zgjatë për një periudhë kohore disa mujore”, u shpreh fillimisht drejtori i shkollës nga Arbëria, Labinot Haziri.

Të kënaqur dhe të gëzuar me sukseset e arritura si në aspektin grupor ashtu edhe në atë individual u shprehën edhe trajnerët Ismail Berisha e Ardit Gashi, puna e të cilëve pa dyshim se u vlerësua lartë dhe ishte kryesorja që ekipet “verdheblu” i dërgoi tek titujt kampionë.

Krejt në fund, por asnjëherë nga rëndësia, folën edhe dy yjet e shkollës së 2 Korrikut, mesfushori Erdi Fazliu dhe sulmuesi Melos Xhata. Dyshja që korrën suksese të mëdha e që ishin shtyllë e ekipeve të tyre, falëndëruan famijlet e tyre, shokët e ekipit, trajnerët e të gjithë ata që i shtyen drejt triumfeve në dymbëdhjetë muajtë e fundit.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave