AlbanianEnglish

,

Klubi i Futbollit “2 Korriku” falënderon trajnerin Besim Ademi për kontributin e dhënë si drejtor i shkollës së futbollit

Për shumë vite me radhë, si drejtor i shkollës së futbollit të “verdhebluve”, punoi trajneri Besim Ademi. Mirëpo, tash, për shkak të obligimeve të shumta që “Besi” ka si trajner i seniorëve të 2 Korrikut, si ndihmës-trajner i moshave U19 të kombëtares së Kosovës, si dhe për shkak të arsyeve personale, është vendosur që ai të lirohet nga posti i drejtorit të shkollës së futbollit, post ky të cilin Ademi e ka mbajtur për një përiudhë kohore bukur të gjatë, e gjatë së cilës nuk ka munguar ngritja e cilësisë së punës e po ashtu nuk ka munguar as fitimi i trofeve të shumtë nga moshat e reja të 2 Korrikut.

Besimi, që ka qenë edhe futbollist i 2 Korrikut, pa as edhe më të voglin dyshim, është vlerë e shtuar e klubit dhe emri i tij do të futet në historinë e këtij klubi, duke lënë pas vetes suksese të shumta, si një nga drejtorët më të dalluar të shkollës “verdheblu”.

Tash e tutje, në klubin e 2 Korrikut, trajneri Ademi do të vazhdoj më udhëheqjen e ekipit senior, por do të angazhohet edhe si mbikëqyrës e këshilltar profesional.

Për fund, Klubi i Futbollit “2 Korriku” e potencon se, për trajnerin Besim Ademi dhe të gjithë angazhimin e tij si drejtor i Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, fjalët falënderuese e mirënjohëse janë më se të merituara.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave