Paraditen e sotme, vashat tona zhvilluan ndeshjen e radhës miqësore, teksa u ndeshën me KFF “16 Qershori”, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Ndeshja prodhoi shumë emocione e pa dyshim ishte përvojë e bukur për vajzat e të dyja skuadrave. Rasti për paraqitje në këtë duel iu dha të gjitha vajzave, e nga paraqitja e tyre mbetën të kënaqur trajnerët Liridon Abdullahu dhe Florentina Kallaba.
Nga ky duel, fituam edhe respektin e ndërsjellë me KFF “16 Qershori”, të cilët i falënderojmë për ftesën për ta zhvilluar këtë ndeshje, e po ashtu u urojmë suksese në të ardhmen e tyre si klub.
FC 2 Korriku – Girls Academy KFF “16 Qershori”