Kosova U19 e ka nisur me humbje aventurën në grupin 3 të Main Round në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
“Dardanët” janë mposhtur me rezultat minimal, 1:0, kundër kombëtares së moshave nën 19-vjeç të Ukrainës.
Për Kosovën në këtë takim u paraqitën dy futbollistët e 2 Korrikut, mbrojtësi Riad Jashari si startues dhe mesfushori Arjol Bllaca si zëvendësues.
Rikujtojmë se pjesë e Kosovës U19 është edhe trajneri ynë Besim Ademi, i cili është “krah i djathtë” i selektorit “dardan”, Ramiz Krasniqit.
Kosova U19 do të pushoj nesër dhe pasnesër, ndërsa në aksion do të rikthehet më datë 20 Nëntor, datë kjo kur do të ndeshet me Suedinë.