“Dardanët” nuk kanë arritur fitore as në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, teksa ka barazuar pa gola me kombëtaren e Qipros.
Përzgjedhësi “dardan”, Ramiz Krasniqi inkuadroi si startues mesfushorin “verdheblu”, Arjol Bllacën, kurse minuta nuk pati për mbrojtësin e 2 Korrikut, Riad Jasharin, i cili ishte startues në dy ndeshjet e para të turneut.
Kosova U19 me ndeshjen e sotme përmbylli ciklin kualifikues për Evropianin 2023, me vetëm një pikë të fituar.
Rikujtojmë se pjesë e ekspeditës “dardane” në Suedi, nga Klubi i Futbollit “2 Korriku”, pos futbollistëve Bllaca e Jashari, ishte edhe trajneri i seniorëve, Besim Ademi, i cili u angazhua në rolin e ndihmës-trajnerit të Kombëtares.