Nga e hëna e kësaj jave, prej kur edhe kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri, 2022/23, moshat nën 19-vjec janë duke iu nënshtruar testimeve fizike, që lidhen kryesisht me shpejtësinë e agjelitetin.
Duhet kujtuar se, po këto testime, ndonëse me disa ndryshime, ishin kryer nga juniorët edhe verën e vitit të kaluar, e fakti se sa shumë shërbyen këto teste asokohe, kanë shtyrë trajnerin Labinot Haziri që këtë gjë ta ndjekë edhe këtë verë, me shpresën që efekti i njëjtë i testimeve do ta përcjellë edhe në këtë verë.
Pos tjerash, trajneri “verdheblu” u shpreh i lumtur që tashmë koha ka ardhur që të rinjtë të kenë mundësi që këto testime t’i kryejnë me anë të aparaturësmoderne.
Nga të rinjtë e 2 Korrikut, këto testime po mirëpriten, sepse tashmë edhe vet ata e kanë kuptuar rëndësinë e tyre dhe e dinë se sa do të iu ndihmojnë atyre në zhvillimin profesional drejt synimit kryesor që e kanë në sportin e futbollit.