Të nderuar besimtarë të besimit islam,
Na lejoni që si kryesi e Football Club 2 Korriku, të iu drejtohemi nëpërmjet këtij mesazhi urues në këtë ditë të veçantë për Ju dhe fenë tuaj; në këtë ditë kur Ju si besimtarë të fesë islame festoni një festë të madhe siç është kjo e Kurban Bajramit.
Datat e tilla janë data që priten me shumë gëzim e emocione dhe për këtë arsye mbeten pjesë e pashlyer e kujtesës së secilit prej nesh, për çka secili jemi falënderues, sepse në fund të fundit të gjithë jetojmë për momente të tilla të bukura që i japin ngjyrë jetëve tona.
Kjo ditë e bukur e madhështore le të jetë ditë gëzimi për të gjithë Ju besimtarë të fesë islame; le të jetë ditë e mbushur me hare tek ju dhe familjet tuaja.
Jo vetëm në këtë ditë, por gjithmonë, begatia qoftë e pranishme tek Ju e të afërmit tuaj, e zemrat tuaja qofshin gjithmonë të mbushura me solidaritet e me dashuri për njëri-tjetrin!
Me shumë respekt e shumë dashuri, kryesia e Football Club 2 Korriku