Të nderuar trajnerë, punëtorë, futbollistë e anëtarë të Klubit të Futbollit “2 Korriku”,
Vitit 2022 i erdhi fundi, e për neve ky fund do të thotë festë e kremtim i sukseseve që në këtë vit kalendarik të gjatë i arritët nëpër gara e organizime të ndryshme.
Ky vit, si zakonisht, ishte i mbushur me momente të bukura e interesante që të gjithëve na mbushën me emocione e na mbushën me lumturi. Patët shumë fitore e pak humbje, por në fund të fundit, me rëndësi është se bëtë diçka të bukur për futbollin, komunitetin futbolldashës e vendin tonë.
365 ditë punë, 365 ditë përkushtim e 365 ditë angazhim i pashoq nga ana juaj në fushat e futbollit e ambientet e ndryshme sportive, meritojnë duartrokitje e falënderime të shumta, sepse natyrisht se Ju jeni kryesorët e të gjitha sukseseve të arritura.
Tani le të festojmë, sepse kemi për çka, ndërsa pas mesnate nisë diçka e re, për të cilën natyrisht se të gjithë bashkërisht jemi të motivuar dhe e presim me padurim për të punuar fortë e për të arritur gjëra të mëdha.
Edhe një herë, për Ju të nderuar pjesëtarë të Klubit të Futbollit “2 Korriku”, përgëzime për të gjitha të arriturat e gëzuar Vitin e Ri 2023! Qoftë ky vit i paqes, dashurisë e solidaritetit për të gjithë!
Me shumë respekt, Rexhep Baholli- Kryetar i Klubit të Futbollit “2 Korriku”