Të nderuar besimtarë të besimit katolik,
Krishtlindja pa dyshim se shënon një datë të rëndësishme për Ju dhe fenë që Ju si besimtarë të nderuar e të respektuar e praktikoni. Andaj, me të gjithë respektin e mundshëm, në një ditë festë si kjo që natyrshëm se është speciale dhe e rëndësisë se veçantë, na lejoni që si drejtues-zyrtarë të Klubit të Futbollit “2 Korriku”, të shprehim mesazhet tona uruese për juve si besimtarë.
Festat përçojnë mesazhe të qarta; festa si kjo e Krishtlindjes na e rikujtojnë se sa të rëndësishme janë paqja e respekti ndërnjerëzor; festa na jep sinjale të qarta se jeta duhet kaluar me dashuri e lumturi me të gjithë pa dallime. Kësisoj, në këtë festë të Krishtlindjes, nga çdo pjesëtar i KF “2 Korriku”, Ju të nderuar besimtarë katolikë, jeni të uruar ashtu siç e do rendi e tradita.
Në familjet tuaja mbizotërofshin përherë paqja, dashuria, harmonia e lumturia.
Qofshi gjithmonë të gëzuar dhe ta gëzoni festën e Krishtlindjes.
Me shumë respekt, Kryesia e Klubit të Futbollit “2 Korriku”