AlbanianEnglish

,

Në Ditën e Flamurit, vajzat e 2 Korrikut fitojnë trofeun e parë në histori

 28 Nëntori, që shënon datën më të rëndësishme të shqiptarisë, do të mbahet mend përjetësisht edhe për ekipin e vajzave të 2 Korrikut, kjo për faktin se vajzat “verdheblu”, po në këtë datë, arritën trofeun e parë në histori, trofe ky i arritur pas triumfit kundër skuadrës së Rilindjes në turneun e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndeshja e moshave U15, ndërmjet vajzave të 2 Korrikut dhe atyre të Rilindjes, u zhvillua në Kampin Nacional që ndodhet në Hajvali. Dueli i vajzave zgjati tridhjetë minuta e u zhvillua në dy pjesë. Vashat “verdheblu” u treguan bindshëm më të mira dhe si rrjedhojë arritën edhe fitore me rezultat të lartë, 5:1.

Ky duel, i drejtuar nga treshja e gjyqtareve, Vehapi, Koxha dhe Tërnava, pos dhjetëra shikuesve, u përcjell edhe nga i pari i FFK-së, z. Agim Ademi, si dhe nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, znj. Vjollca Krasniqi. Kjo e fundit i dha trofeun kapitenes Etna Limani dhe futbollistes Sara Bulliqi, të cilat me bashkëlojtaret dhe stafin e ekipit festuan trofeun e parë në histori të ekipit të vajzave të klubit nga Arbëria.

Për suksesin e arritur, disa fjalë me opinionin i ndau edhe menaxheri i skuadrës “verdheblu”, Sedat Limani, i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ u shpreh i lumtur me suksesin e vajzave dhe shtoi: “Urime 28 Nëntori të gjithëve! Urime Kupa e Parë ndonjëherë e fituar nga KF 2 Korriku Femrat! Urime Vajza, Urime Trajnerëve Tina Kallaba e Ismail Berisha për punën e bërë me vajzat!”

Të lumtura me suksesin u shprehën edhe vajzat, të cilat premtuan se stina e dimrit do t’i gjejë duke punuar edhe më shumë, për t’u përgatitur maksimalisht për stinorin pranveror, i cili do të jetë bukur i gjatë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave