AlbanianEnglish

,

2 Korriku dhe Labinot Jetullahu ndajnë rrugët; klubi i uron suksese mesfushorit me përvojë

Tash kur 2 Korriku po kryen përgatitjet dimërore për stinorin pranveror në Viva Fresh Ligën e Parë, ka edhe lëvizje brenda skuadrës, me ç’rast tash edhe zyrtarisht ka ndodhur largimi i parë nga skuadra, me mesfushorin Labinot Jetullahu që ka kërkuar leje nga klubi që të lirohet e të provoj një aventurë të re në karrierën e tij.

Jetullahu, që tek 2 Korriku për herë të fundit u afrua në Janarin e 2021-tës, ka qenë kyç për “verdheblutë” për pjesën më të madhe të ndeshjeve që ai ka zhvilluar duke veshur fanellën e kryeqytetasve në tri edicionet e fundit kampionale, mirëpo dëshira e futbollistit për një ndryshim ambienti nuk është refuzuar nga drejtuesit e klubit dhe kësisoj me marrëveshje të dyanshme është arritur ndërprerja e bashkëpunimit.

Nga klubi kryeqytetas, Jetullahu është falënderuar e i janë dedikuar fjalë mirënjohëse për kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre muajve, teksa i janë uruar edhe suksese për aventurën e tij të re me ekipin e Shkëndijës nga Hajvalia.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave