Kur kanë mbetur afro një muaj e ca ditë deri në fillimin e edicionit 2022/23, Federata e Futbollit të Kosovës ka dalur me njoftim për klubet e Superligës si dhe ato të Ligës së Parë, duke ua bërë të ditur se shorti për edicionin e ri të garave, do të tërhiqet këtë të enjte, më datë 21 Korrik, tërheqje kjo që do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve në selinë e FFK-së në Prishtinë.
Ky short do të hidhet në tri orare; fillimisht do të tërhiqet shorti për skuadrat e Superligës me fillim në ora 13:00, për t’u pasuar me shortin për skuadrat e grupit “A” të Ligës së Parë në ora 13:30, dhe krejt në fund do të jetë shorti për skuadrat e grupit “B” të Ligës së Parë, grup pjesë e të cilit është edhe 2 Korriku, që do të nis në ora 14:00.