Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar klubet, skuadrat e të cilave garojnë në Superligën e Juniorëve (moshat nën 19 vjeç) si dhe ato që garojnë në Superligën e Kadetëve (moshat nën 17 vjeç), se shorti për edicionin e ri, 2022/23, do të tërhiqet të enjten që po vie, saktësisht data 28 Korrik 2022, me fillim në ora 13:00, në selinë e FFK-së në Prishtinë.
Pos shortit për dy kampionatet e lartpërmendura, po në ditën e enjte, do të hidhet shorti edhe për Ligën e Dytë.