Sokol Hadri, një ikonë e futbollit kosovar, sot ndërroi jetë e na pikëlloi të gjithëve që jemi pjesë e komunitetit futbolldashës në vendin tonë dhe jo vetëm.
Andaj, pas ndarjes nga jeta të Sokolit, Klubi i Futbollit “2 Korriku” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hadri, që sot humbi më të dashurin e saj.
Sokoli pati karrierë të bujshme si sportist, konkretisht futbollist, e pos karrierës në fushën e blertë u dallua edhe për punën e madhe që bëri edhe gjatë kohës që drejtoi Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prizren.
Vendi ynë sot pa dyshim se humbi një njeri të madh, të cilit veprat do të i jetojnë përgjithmonë e do të mbeten gjithmonë vlerë e shtuar e historisë së futbollit vendor.
Edhe një herë për fund, të gjithë nga KF “2 Korriku” shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta në drejtim të familjes Hadri, të cilët janë në momente të vështira me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre, por të cilëve iu jemi pranë, sepse vetëm bashkë mund të kalohen këto momente të rënda.
Dheu qoftë i lehtë për Sokolin, e kujtimi për të qoftë i pavdekshëm.
Me respekt, Klubi i Futbollit “2 Korriku”