E nderuara familje Kajtazi,
Të nderuar drejtues, punëtorë, futbollistë të Klubit të Futbollit “Trepça ‘89”,
Na lejoni që në këto momente të vështira për Ju, të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Erionit.
Sot komuniteti i futbollit të Kosovës mori lajmin më të kobshëm të viteve të fundit; futbolli i Kosovës sot humbi një yll e një djal që ishte i mbushur me pasion ndaj futbollit.
Erioni u dallua gjithmonë si një futbollist i respektueshëm e një kundërshtar i denjë, andaj ndarja nga jeta e tij na pikëlloi shumë, na dha një goditje të fortë, të cilën njëmend e përjetuam rëndë.
Momentet e tilla janë vështirë të përballueshme, por na lejoni që në këto momente të jemi pranë jush, sepse vetëm të bashkuar mund ta kalojmë këtë dhimbje kaq të madhe.
Na lejoni që edhe një herë që, në emër të të gjithë pjesëtarëve të klubit tonë, t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Erionit.
Erion, dheu qoftë i lehtë për ty! Futbolli i Kosovës nuk do të të harroj asnjëherë!
Me respekt,
Klubi i Futbollit “2 Korriku”