Klubi i Futbollit “2 Korriku” njofton opinionin se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbollit “Prishtina” për huazimin e mbrojtësit Andi Salihu për gjashtë muajtë e ardhshëm.
Andi Salihu, i lindur më 2 Prill 2003, vjen tek 2 Korriku pas përvojave në Shkollën e Futbollit “Dinamo” si dhe atyre në klubin nga kryeqyteti, Klubin e Futbollit “Prishtina”.
Salihu është vetëm 19-vjeç. Ai angazhohet si mbrojtës krahut të djathtë, teksa ka qenë edhe pjesë e moshave U15, U17 e U19 të Kosovës.
“Shpresoj se kjo periudhë do më shërbej për mirë dhe bashkë me shokët e ekipit do të punojmë shumë. Më kanë pritur mirë të gjithë në klub dhe kam besim se do ta ndihmoj ekipin me cilësitë e mia”, dolën të jenë fjalët e para të Salihut, që ka filluar menjëherë me stërvitje duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Ademi.