AlbanianEnglish

,

Kastriot Rexha rikthehet tek 2 Korriku, kësaj radhe si trajner

Klubi i Futbollit “2 Korriku” dhe Kastriot Rexha kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes të cilës është arritur që ish-sulmuesi i shumë skuadrave kosovare, përfshirë këtu edhe vet 2 Korrikun, të emërohet në pozitën e ndihmës-trajnerit tek skuadra seniore e skuadrës nga Arbëria.

Kastriot Rexha është emër i njohur në futbollin kosovar dhe kjo natyrshëm se është vlerësuar lartë nga drejtuesit “verdheblu”, në emër të të cilëve Drejtori Shaban Baholli mirëpriti Rexhën dhe e prezantoi atë me pjesën tjetër të shtabit teknik dhe futbollistët.

Shtatlarti Rexha ka nisur menjëherë punën në pozitën e tij të re dhe për këtë u shpreh i kënaqur e pati disa fjalë: “Është mirë që m’u dha mundësia të kthehem në klubin e 2 Korrikut. Tash është pak më ndryshe, sepse jam si trajner, por që pa dyshim se jam i emocionuar për këtë punë. Do të përkushtohem që të arrijmë shumë suksese bashkë me kolegët, futbollistët e të gjithë anëtarët e klubit.”

Fjalë të mira për ndihmës-trajnerin e ri të skuadrës seniore pati edhe i pari i shtabit teknik, Besim Ademi, që mirëpriti Kastriotin, i uroi punë të mbarë dhe tha se e sheh si vlerë të shtuar për klubin e skuadrën që ai udhëheq. Për më tepër, Ademi tha se ndihet shumë mirë që brenda shtabit teknik do të ketë një tjetër ish-futbollist, të cilin e njeh tash e sa kohë.

Trajneri Rexha mund të konsiderohet ndryshe edhe si prurja e parë e afatit kalimtar dimëror, të cilën e mirëpritën edhe futbollistët, me disa nga të cilët Kastrioti veçse është angazhuar nëpër skuadra të ndryshme kosovare.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave