Njomakët e 2 Korrikut (moshat U11), të drejtuar nga trajnerët Luan Tufa dhe Liridon Abdullahu, kanë fituar trofeun e kampionit në turneun “Summer Cup Football Tournament”, të zhvilluar në Durrës të Shqipërisë e që zgjati për plot katër ditë.
“Verdheblutë”, në ndeshjen finale, u takuan me bashkëmoshatarët e tyre nga Shkolla e Futbollit “Kurda”; koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me barazim 1:1, kurse pas penalltive të ekzekutuara, triumfuan “verdheblutë”, që u treguan më të saktë nga pika e bardhë.
Pos trofeut të kampionit, nga moshat nën 11-vjec të 2 Korrikut, çmim fitoi edhe Erina Mehmeti, e cila u shpall futbollistja më e mirë e turneut.