2 Korrik 1957 është data kur Football Club 2 Korriku, asokohe i njohur me emrin “Proleteri”, u themelua si klub futbolli.
Kjo datë, që shënon një ditë të madhe jo vetëm për FC 2 Korriku, por edhe për vetë shtetin e Kosovës, gjithmonë festohet me organizime të ndryshme; këtë vit, për përvjetorin e themelimit, 2 Korriku si klub organizator i “International Football Tournament”, solli finalen e edicionit të parë të këtij turneu.
Finalja u zhvillua në mes dy klubeve, tashmë klube që kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes vete, Beşiktaş J. K. nga Turqia si dhe klubit nga Kosova, njëkohësisht edhe klubit mikpritës të turneut, FC 2 Korriku. Nëntëdhjetë minuta dramatikë, dhanë gjithcka që një finale futbolli mund të jap, me trofeun e çmuar që në fund, i takoi skuadrës turke të Beşiktaş.
Vërtetë, për 2 Korrikun, ky përvjetor do të mbahet mend gjatë, sepse ato të mira që nga ky turne janë arritur të fitohen, do të mbetem përgjithmonë në historinë e artë të futbollit kosovar.
Krerët e Football Club 2 Korriku, po ashtu, pos këtij organizimi, shfrytëzuan rastin që t’i përshëndesin e falënderojnë të gjithë ata që ndër vite kanë qenë e edhe ata që janë pjesë e klubit “verdheblu”, sepse pa ta, siç e theksuan gjatë fjalimeve në ditën finale të turneut Kryetari Rexhep Baholli e Drejtori Shaban Baholli, këto suksese do të ishin të pamundshme për t‘u arritur.