AlbanianEnglish

,

Ekipi i vajzave të 2 Korrikut, në kërkim të futbollisteve të reja

Tash kur po bëhen dy vite nga krijimi i skuadrës së vajzave të 2 Korrikut, kanë nisur edhe përgatitjet për t’u bërë pjesë e garave që organizohen nga Federata e Futbollit të Kosovës. Duke e ditur këtë gjë, drejtuesit e skuadrës kanë nisur të shikojnë për futbolliste të reja të cilat pa dyshim se do ta shtojnë konkurrencën brenda ekipit si dhe do t’i shtojnë opsionet për trajneren Florentina Kallaba.

Kështu, 2 Korriku njofton se të gjitha vajzat, nga mosha 13 e deri 16 vjeç, kanë mundësinë që të bëhen pjesë e skuadrës. E tëra që duhet të bëjnë është kontaktimi qoftë nëpërmjet numrit të telefonit (+383 (0) 44 164 027) apo edhe duke shkruar në e-mailin zyrtar të skuadrës (girls@2korriku.com).

Sa për informacione shtesë, vlen të përmendet se skuadra drejtohet nga trajnerja Florentina Kallaba, e çila posdedon licencën UEFA-B e po ashtu ka një karrierë të pasur në futboll, dhe menaxhohet nga Sedat Limani, njeri i certifikuar në fushën e menaxhimit në futboll nga UEFA .

Duhet cekur se, skuadra e vajzave ‘verdheblu’ zhvillon stërvitje nga dy deri në tri herë në javë, me secilën seancë stërvitore që zgjat një orë e gjysmë. Të gjitha stërvitjet zhvillohen në fushat e 2 Korrikut, që ndodhen në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Për çdo gjë tjetër, krerët e skuadrës së vajzave të 2 Korrikut iu bëjnë thirrje të gjitha vajzave të reja që përpos mënyrave të kontaktimit të paraqitura më lartë, të drejtohen edhe për te ambientet e klubit, aty ku do ta kenë mundësinë që të marrin përgjigje për çfarëdo pyetje që mund të kenë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave