AlbanianEnglish

,

Football Club 2 Korriku nënshkruan me 15 vjeçarin, Elvir Gashijani

Paraditen e sotme, futbollisti i lindur në Mitrovicë, Elvir Gashijani, që në gusht të këtij viti mbush 16 vite jetë, ka firmosur kontratë me “verdheblutë”, e cila ka ardhur menjëherë pas paraqitjeve fantastike të të riut në kampionat me moshat U17, mosha me të cilat edhe u shpall kampion, si dhe pas paraqitjeve në ‘International Football Tournament’.

Elviri, i ardhur te 2 Korriku në verën e vitit 2020, sot nënshkroi kontratën e tij të parë si futbollist dhe kjo e emocionoi mjaft shumë, gjë që u vërejt edhe te fjalët e tij të para pas nënshkrimit, ku ndër tjera potencoi: “E kam shumë të vështirë të gjej fjalë e të flas tash për tash pas këtij nënshkrimi. Po them kështu, sepse për mua kjo është ëndërr e bërë realitet; krejt vitet që deri tash ia kam kushtuar futbollit po më shpërblehen. Është vetëm kontratra ime e parë dhe kjo po ndodh ende pa i mbushur 18 vite. Ky fakt rreth moshës sime, më bën jashtëzakonisht të lumtur, sepse kjo tregon se klubi vërtetë beson shumë në mua, e kjo gjë nuk mund të shpaguhet nga unë në asnjë mënyrë tjetër pos angazhimit dhe tregimit të vlerave të mia si futbollist i ri.”

Sulmuesi Gashijani la gjurmët e tij në kampionatin e fundit me moshat U17, ku në tridhjetë ndeshje realizoi plot pesëmbëdhjetë herë e asistoi në dhjetë sosh. Pos paraqitjeve me skuadrën nga kryeqyteti, Gashijani ka pasur rastin që vlerat e tij t’i shfaq edhe me Kombëtaren e Kosovës, një herë me moshat U16 e një herë tjetër me moshat U17. Në të dyja rastet, 15-vjecari tregoi formë të lartë e la shenjë, sidomos në ndeshjen miqësore të zhvilluar kundër Shqipërisë më datë 23 Qershor në “Kukës Arena”, ku edhe realizoi gol në barazimin 1:1.

Për arritjen e marrëveshjes me të riun Gashijani foli edhe Drejtori i 2 Korrikut, Shaban Baholli, i cili i lumtur tha se: “Është gjë e mirë që brenda skuadrës po fusim talentë të tillë të cilët pa dyshim se do të jenë vlerë e shtuar për ne. Për Elvirin nuk ka nevojë për shumë fjalë; të gjithë i dimë vlerat e tij dhe e dimë se cka është në gjendje të bëj, andaj do ja lëmë kohës që vlerat e tij t’i shohim në fushë.”

Kujtojmë se Elviri i është bashkuar skuadrës seniore që nga 4 Korriku, kur edhe kanë nisur përgatitjet për edicionin 2022/23 në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave