AlbanianEnglish

,

2 Korriku vazhdon bashkëpunimin me sulmuesin Redon Bejta

Në vazhdën e përgatitjeve për edicionin që po vie në Ligën e Parë, 2 Korriku ka nisur afrimin e futbollistëve si dhe vazhdimin e kontratave me elementë nga edicioni i kaluar. I pari që vazhdon kontratën me skuadrën nga Prishtina është sulmuesi këmbëshpejtë Redon Bejta.

Redoni, pjesë e 2 Korrikut që prej vitit të kaluar, më saktë nga Korriku i 2021-tës, sot ka vazhduar kontratën. Kësisoj, Redoni do të ketë mundësinë që te “verdheblutë” ta vazhdoj aventurën edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Për këtë gjë, Bejta tha: “Tash këtu në klubin e 2 Korrikut veçse ndihem si në shtëpinë time dhe kjo e bën çdo gjë më të lehtë. Pse po them kështu është fakti se mikpritja e bashkëlojtarëve, stafit të trajnerëve e drejtuesve të klubit, e ka bërë shumë të lehtë ambientimin tim kur erdha në vitin e kaluar, e natyrisht se krejt këto kur u bënë bashkë, për mua e bënë shumë të lehtë vendimin që të vazhdoj sërish me 2 Korrikun.”

Në ambientet e 2 Korrikut, me sulmuesin Bejta ishte edhe Drejtori “verdheblu”, Shaban Baholli, i cili foli rreth vazhdimit të kontratës për këmbëshpejtin 20 vjeçar, e tha se: “Redonin e vlerësojmë lartë si futbollist dhe jemi të lumtur që gjetëm akordin për të vazhduar bashkëpunimin. Besojmë në cilësitë e tij dhe urojmë që ky edicion do ta gjej në formën e tij optimale. Gjithmonë është kënaqësi të punosh me të rinj dhe këtë shpresojmë ta vazhdojmë edhe në vitet në vazhdim, sepse potenciali është i madh tek ta dhe mbajtja e tyre në skuadër është një gjë jashtëzakonisht pozitive.”

Përmendim se Redoni, në edicionin 2021/22, u paraqit me ekipin “verdheblu” në trembëdhjetë ndeshje kampionale, teksa u shqua për depërtimet e tij në krah, që është edhe një nga tiparet që e dallon atë si futbollist.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave