AlbanianEnglish

,

Gati për emocione të reja; U9 dhe U11 nisin garat zyrtare këtë javë

Vetëm pak ditë pushim pati për shkollat e futbollit nga Regjioni i Prishtinës, të cilat këtë fundjavë do të rikthehen në aksion, por tani me disa grupmosha tjera, me grupmoshat U9 dhe U11 që janë kryesisht grupmoshat më të reja të secilës shkollë futbolli.

Në ambientet e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, këtë të enjte janë mbajtur takime në lidhje me startin e garave tek moshat e lartpërmendura si dhe janë hedhur shortet për të gjitha grupet nëpër të cilat ekipet nga Regjioni i Prishtinës do të ndahen.

Vlen të përmendet se 2 Korriku si shkollë, në këto gara do të marr pjesë më plot katër ekipe, të cilat do të jenë të ndara në katër grupe dhe në dy grupmosha; nga dy ekipe do të bartin emrit 2 Korriku “A”, kurse dy të tjera do të bartin emrin 2 Korriku “B”.

Nga shortet e hedhura, 2 Korrikut “A” i ka rënë që në xhiron e parë të ndeshet me ekipet U9 dhe U11 të SHF “Llapi“, ndërsa në anën tjetër, 2 Korriku “B” do të ndeshet me ekipet e SHF “Ardhmëria”.

2 Korriku “A” ndeshjet i zhvillon të dielën. Fillimisht është ndeshja e moshave U9 nga ora 11:00, kurse nga 11:45 starton ndeshja e moshave U11. Në anën tjetër, të dielën, 2 Korriku “B” ndeshjen e parë e zhvillon me moshat U11 nga ora 11:00, ndërsa ekipi i moshave U9 ndeshjen e zhvillon nga ora 11:45. Të gjitha këto ndeshje zhvillohen në fushat sportive “Prince”, që ndodhen në Arbëri.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave