AlbanianEnglish

,

Telegram ngushëllimi drejtuar familjes Krasniqi

E nderuara familje Krasniqi,

Të prekur nga lajmi i hidhur që morëm pak minuta më parë për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Milaimit, na lejoni që të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta në drejtim tuajin si familje e të ndjerit.

Lajmi për shkuarjen në amshim të Milaimit na pikëlloi të gjithëve, sepse gazetaria sportive e edhe sporti, sot humbi një figurë të madhe, një njeri të shquar, të cilin pa pikën e dyshimit do ta mbajmë mend përgjithmonë si një nga personat që sportit i dha “dritë” duke e paqyruar e duke raportuar për të edhe atëherë kur kushtet mungonin e sporti mezi “mbahej gjallë”.

Njerëzit e mëdhenj, si Milaimi, nuk vdesin asnjëherë, sepse ata mbahen gjallë nga veprat e tyre, të cilat mbesin pjesë e pashlyeshme e historisë, dhe për më tepër, mbesin pjesë e çmuar e saj.

Këto momente vërtetë janë të dhimbshme për ju si familje, por për Milaimin duhet të jeni gjithmonë krenar, sepse ishte një person i madh, kontributi i të cilit ishte i pashoq.

E nderuara familje e Milaim Krasniqit, edhe një herë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta nga të gjithë pjesëtarët e Klubit të Futbollit “2 Korriku”.

Dheu i Kosovës qoftë i lehtë për Milaimin!

Me shumë respekt,

Klubi i Futbollit “2 Korriku”

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave