Rikthimi pas pauzës/ Sulmuesi Avdiu thotë se kundër Vjosës i kanë për qëllim vetëm pikët e plota

Pauzës disa-ditore të ndeshjeve të kombëtareve i erdhi fundi. Fundjava që po vie sjellë përballjet e shumëpritura të xhiros së dytë të fazës së tretë të garave në të dyja grupet e Viva Fresh Ligës së Parë.

2 Korriku, që në këtë xhiro “konak” i bën” ekipit të Vjosës nga Shtimja, sot pasdite do ta përfundojë seancën e fundit stërvitore të kësaj xhiroje. Para stërvitjes, 2korriku.com pati mundësinë e intervistimit të futbollistit sulmues të “verdhebluve”, shtatlartit Miftar Avdiu.

“Është punuar shumë në stërvitjet tona në këto dy javë. Kemi qenë të përqendruar në maksimum, sepse po i futemi fazës më të nxehtë të sezonit”, tha fillimisht Avdiu, i rritur e i formuar si futbollist në shkollën e futbollit të klubit “verdheblu”.

Në vazhdim, kur u pyet për formën e tij momentale, “Tali” theksoi: “Unë po e jap maksimumin në secilën stërvitje e në secilën ndeshje. E di se mund të bëj edhe më shumë andaj edhe po shpresoj se ekipin do ta ndihmojë më shumë në këto ndeshje të fundit që na kanë mbetur.”

Sulmuesi “verdheblu” ka treguar se si po ndihet që po luan për klubin ku u rrit si edhe çka pret deri në fund të këtij kampionati. “Për mua do të thotë shumë që angazhohem për ekipin ku unë jam rritur e kam kaluar shumë kohë. Këtij edicioni gati se i erdhi fundi. Do të kemi përballë shumë kundërshtarë të fortë, por fortë besoj që në fund do të jemi të kënaqur me arritjet dhe rezultatet tona”, tha tutje Avdiu.

Në mbyllje të intervistës, shtatgjati nuk hezitoi që të përcjell një mesazh për skuadrën e Vjosës që do ta ketë për kundërshtare të shtunën: “Synimi që e kemi për këtë ndeshje dihet edhe pa u thënë fare. Ne nuk kemi çfarë të humbasim – nesër hyjmë me të gjitha forcat për të fituar.”

Potencojmë se 2 Korriku e Vjosa përballen të shtunën për herë të tretë në këtë kampionat, me dy ndeshjet e kaluara që ishin fituar nga futbollistët e Vjosës me rezultat 2:3, respektivisht 3:2.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave