Çaste më parë janë bërë të ditur zyrtarët e të gjitha ndeshjeve të xhiros XX të Viva Fresh Ligës së Parë. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “2 Korriku”, ajo ndërmjet FC 2 Korriku dhe KF Vjosa i është besuar gjqtarëve: Granit Gashi, Diamant Bakaj dhe Krenar Gaxholli.
Po ashtu, vlen të përmendet se për ndeshjen e përmendur më lartë, në rolin e delegatit të ndeshjes do të jetë Ismajl Rashiti, kurse si vëzhgues i gjyqtarëve do të angazhohet Driton Preniqi.
2 Korriku – Vjosa vihen përballë nesër, në ditën e parë të muajit Prill, me ndeshjen që do të nisë në ora 15:00.






